- Doracak për bjeshkatarë - Bjeshkatari - Ecje bjeshkatare - Hiking - Alpinizëm - Bjeshkatari e lartësive - Bjeshkatari ekspedicionale - Ngjitje - Kacavarje - Kacavjerrje - Via Ferrata - Ski alpinizëm - Ski turing - Ekspedita - Shetitje - Trekking - Doracak bjeshkatarie -
Doracak për bjeshkatarë

Accessory Cord


Litarët ndihmës
Janë litarë statik me konstrukcion bërthamë-mbështjellës dhe diameter nga 4mm deri në 8mm. Këta litarë shpesh quhen edhe thjeshtë "prusik". Ky është një emërtim jo i qëlluar i tyre dhe rrjedh nga nyja prusik e cila është lidhje më e shpeshtë e thurrur me këta litarë. Në alpinizëm më të përshtatshëm dhe më të shpeshtë janë litarët ndihmës me diametër prej 6mm. Litarët ndihmës janë të standardizuar sipas normës europiane EN 564 dhe UIAA 102. Në treg ofrohen edhe litarë ndihmës me diametër më të vogël se 4mm mirëpo ata nuk janë të standardizuar dhe përdorën për bartje të materialeve apo për aplikime të ngjashme. Litarët ndihmës prodhohen me bërthamë nga materiale (fije) të ndryshme sintetike nga poliamidi PA, polietileni PE (dyneema) apo aramidi (kevlar). Mirëpo të gjithë litarët ndihmës janë të thurrur me mbështjellës nga fijet e poliamidit. 

Ekskursion: Edhe litarët alpin (dinamik dhe statik) kanë konstrukcion bërthamë-mbështjellës. Tek ata mbështjellësi shërben vetëm për mbrojtjen e bërthamës e cila është bartëse e qëndrueshmërisë. Ndërsa te litarët ndihmës mbështjellësi njëkohësishtë mbron bërthamën nga lëndimet mekanike dhe kontribon në arritjen e qëndrueshmërisë të standardizuar.

Qëndrueshmëria minimale e litarëve ndihmës në daN e standardizuar në normat EN dhe UIAA llogaritët sipas formulës:

20 herë diametri në katrorë è F = 20 x Ø2 [daN]

Kështu një litarë ndihmës me diametër prej 6mm e ka këtë qëndrueshmëri minimale: 20 x 6² = 720 daN. Litarët ndihmës nga PA e përmbushin këtë kërkesë me një rezervë të vogël ndërsa litarët ndihmës me bërthamë nga PE apo aramidi kanë qëndrueshmëri shumë më të lartë se kërkesat e dala nga standardi i cekur. Karakteristikat e materialeve PA, PE dhe aramid janë të theksuara në kapitullin kushtuar shiritave ndihmës.

Në tabelën djathtas janë dhënë fortësitë minimale për litarët ndihmës sipas standardeve të lartëcekura. 

Si njësi matëse të qëndrueshmërisë është përdorur dekanjutonin [daN]. Kjo njësi e bën të mundur krahasimin gadi të drejtpërdrejtë të dekanjutonit me kilogramin, kështu forca në fjalë mund të përfytyrohet më lehtë.
Përsëris: 
Një objekti me masë të qetësisë prej 1kg i korrespondon afërsishtë 1daN forcë! Rrjedhimisht për shembull një litarë ndihmës me diametër prej 5mm mund të ngarkohet (në qetësi) afërsishtë me së paku 500kg peshë (konsullto kapitullin "Fizikë alpine").

Testimet e qëndrueshmërisë (fortësisë) sipas normave UIAA apo/dhe EN bëhen në institute testuese apo qendra të autorizuara çertifikuese. Mënyra e standardizuar testuese (e thjeshtësuar) është e dhënë në vizatimin teknik poshtë.








                                                 Foto: UIAA


Aplikimi
Çdo alpinist i skuadrës në litarë, gjatë ndërmarrjeve alpiniste duhët të mbajnë me vehte së paku nga dy litarë 5 (pesë) metërshe, si dhe litarë ndihmës tjerë me gjatësi të ndryshme varësishtë nga vija ngjitëse. Në alpinizëm litarët ndihmës përdorën për:
     -       Ngritjen e stacioneve siguruese
     -       Për sigurime të ndërmjetme
     -      
Lidhjen e nyjeve frenuese (nyjën prusik, nyjen françeze apo nyjen Machard e tjerë)
     -      
Për sigurime dhe ngjitje në litarë fiks
     -       Për shpëtime të të aksidentuarve
     -      
Vetëshpëtime
     -       Për sigurim me nyjen prusik gjatë lëshimeve (aktive) solo me litarë
     -       S
hërben edhe si rekuizitë për ushtrimin e nyjeve
     -       E tjerë


      
              
               F
oto 1.   Litarët ndihmës "GeoClimber" nga poliamidi me diametër 6 mm, prodhuesi Gleistein Ropes

Nyjet
Nyjet e lidhura e zvogëlonë qëndrueshmërinë e të gjitha pajisjeve nga fijet sintetike prandaj edhe qëndrueshmërinë e litarëve ndihmës. Nyjet me rreze më të vogël ua zvogëlojnë atyre qëndrueshmërinë më shumë se nyjet me rreze më të madhe. Një rregull e përafërt llogaritëse thotë: Nyjet ja zvogëlojnë qëndrueshmërinë litarëve ndihmës nga poliamidi për 50%. Ndërsa litarëve ndihmës nga dyneema apo kevlar edhe deri në 75%. Shembull për litarin ndihmës dyneema me diametër 8mm:
Qëndrueshmëri teorike për një fije = 20 x 8 x 8 = 1280 daN
Nëse ai lidhet në rreth, atëherë qëndrueshmëria e tij e përafërt (tani për dy fije) mund të llogaritët kështu: 

2x ( 20 x 8 x 8 ) – 75% =
2 x 1280 – 75% =
2560 daN – 75% = 1920 daN 

Rreziku nga djegia
Nxehtësia e liruar nga fërkimi i dëmton materialet sintetike, si litarët alpin ashtu edhe litarët apo shiritat ndihmës. Prandaj këto materiale nuk guxojnë të fërkohën ndërmjetveti. I rrëzikshëm për jetë është për shembull lëshimi pasiv (ger. ablassen – ang. lower down, lowering) me litarë drejtpërdrejtë përmes shiritit apo litarit ndihmës. Nxehtësia e liruar nga ky fërkim e djeg litarët alpin, litarin ndihmës apo shiritin ndihmës brenda disa metër lëshimi! Ndërsa lëshimet solo me litarë (ger. abseilen – ang. abseil, abseiling, rappeling) mund të bëhen përmes litarit ndihmës sepse në këtë rast nuk ka lëvizje të litarit në litarë ndihmës. Gjithashtu duhet pasur kujdes në rast të lëshimeve solo nëse për shembull në një karabinë kyçen dy litarë për dy lëshime. Edhe në këtë rast vjen deri te djegja e litarit(ëve) si pasojë e lëvizjes së litarit në litarë. 


Figura 1.  Kujdes! Djegie (këputje) e sigurtë nëse vjene deri te lëvizja e materialeve 
sintetike ndërmjet veti (litarët, shiritat apo litarët ndihmës)
 

 


Kujdesi, ruajtja dhe largimi nga përdorimi

  • Litarët e ndotur duhet të lahen në ujë të vakët me sapun apo në lavatriqe me detergjent të lëngët në 30°C
  • Terja e tyre duhët të bëhet në vend të errët
  • Sistemimi dhe ruajtja duhet të bëhet në vend të errët, të terur dhe të freskët
  • Duhet të mbrohen nga nxehtësia dhe kemikatet
  • Nëse bien në kontakt me kemikate ata duhet të nxirrën nga përdorimi
  • Pas ndonjë rrëzimi të rëndë, litari bartës i ramjes duhët të nxirret nga përdorimi
  • Nëse janë dukshëm të dëmtuar mekanikishtë, gjithashtu duhët të nxirrën nga përdorimi pa marrë në konsideratë vjetërinë e tyre.

Skadenca
Litarët ndihmës vjetërsohen ngjashëm sikurse edhe litarët alpin. Skadenca e tyre është vështirë të definohet sepse shpeshtësia e përdorimit të tyre dallon. Në tabelën 1 është dhënë kohëzgjatja e përafërt e përdorshmërisë së pajisjeve nga materialet sintetike (litarët alpin, litarët ndihmës, shiritat ndihmës etj) sipas preferimeve të kompanisë Mammut.


Tabela 1. Skadenca e deklaruar nga kompania Mammut 






Sistemimi i litarëve ndihmës

Në kërkim-shpëtim, në alpinizëm, gjatë kalimit të akullnajave e tjerë litarët ndihmës janë të domosdoshëm. Ato zakonishtë bahen të varura në shalur përmes kapsave karabine. Kështu janë gjithnjë të gatshem për përdorim të shpejtë. Ato duhet të sistemohen mirë që të mos e pengojnë alpinistin gjatë ecjes apo kacavarjes, shih Foto 2.









                                                                                                             Foto 2.  Litarët ndihmës 6mm të prodhuesit "Singing Rock"

Në via ferrata
Litarët ndihmës janë litarë statik dhe nuk munden me e apbsorbuar energjinë goditëse në rast të ramjes në litarë. Nëse vjen deri te ramjet në via ferrata, faktori i rënies (fall factor) mund të jetë shumë i lartë dhe ta këpus atë si të ishte pe i hollë. Edhe sikur të mos këputet, alpinisti do të pësonte dëmtime të mëdha trupore. Prandaj në via ferrata duhet të përdoren kompletet përkatëse të cilat posedojnë absorbues te energjisë goditëse.




At Work







- Doracak për bjeshkatarë - Bjeshkatari - Ecje bjeshkatare - Hiking - Alpinizëm - Bjeshkatari e lartësive - Bjeshkatari ekspedicionale - Ngjitje - Kacavarje - Kacavjerrje - Via Ferrata - Ski alpinizëm - Ski turing - Ekspedita - Shetitje - Trekking - Doracak bjeshkatarie - Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden