- Doracak për bjeshkatarë - Bjeshkatari - Ecje bjeshkatare - Hiking - Alpinizëm - Bjeshkatari e lartësive - Bjeshkatari ekspedicionale - Ngjitje - Kacavarje - Kacavjerrje - Via Ferrata - Ski alpinizëm - Ski turing - Ekspedita - Shetitje - Trekking - Doracak bjeshkatarie -
Doracak për bjeshkatarë

Belay and abseil devices

Në treg ndodhen shumë lloje të pajisjeve për sigurim dhe lëshim me litarë dhe një fakt i tillë nuk ua lehtëson përzgjedhjen e pajisjes së duhur as fillestarëve dhe as të përparuarve. Në parim të gjitha pajisjet të cilat janë të çertifikuara sipas normave UIAA 129 apo/dhe sipas standardeve EN 15151-1 dhe EN 15151-2 ofrojnë siguri dhe mund të përdorën për kacavarje dhe lëshime si nga fillestarët ashtu edhe nga kacavarësit me eksperiencë. Përzgjedhja e pajisjes së duhur është çështje individuale dhe në parim nuk ka pajisje më të mirë apo më të keqe. Të gjitha i kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre. E rëndësishmë është që pajisja të përdorët konform udhëzimeve të prodhuesit dhe të asociacioneve bjeshkatare me renome.

Për përvetësimin e punës me pajisjen përkatëse përpos njohurive teorike nevojiten edhe trajnime dhe ushtrime adekuate. Ato nuk mund të zëvendësohen mjaftueshëm me këtë apo me ndonjë doracak tjetër!


Klasifikimi
Parimishtë, pajisjet për sigurim dhe lëshim me litarë mund të klasifikohen në tri kategori:

  • Pajisjet dinamike (ATC, Reverso, Gi-Gi, karabina HMS me nyjën munter hitch, figure 8...) Frenimi dhe ndalja e rënies bëhet përmes fërkimit të litarit në pajisje. Këto pajisje nuk frenojnë automatikishtë, frenimi kryhet me ndërhyrje aktive të personit i cili e siguron kacavarësin (siguruesi). Gjatë frenimit ato nuk e bllokojnë litarin në vend (= sigurim dinamik). Të gjitha pajisjet dinamike janë të standardizuara sipas normave EN 15151-2 dhe UIAA 129.
  • Pajisjet gjysëmautomatike (Grigri, Sum, Eddy, Cinch...) Funkcionojnë sipas principit të bllokimit të litarit në vend (= sigurim statik). Edhe në raste kur forcat goditëse janë shumë të larta bllokimi i litarit është i plotë d.m.th nuk ka lëvizje të litarit në dhe nga pajisja. Ky bllokim pason në mënyrë automatike pas tërheqjes së papritur të litarit për shembull nga rënia e kacavarësit. Quhën gjysëmautomatike sepse ato në kushte të caktuara mund të dështojnë. Manipulimi me to është më kompleks sesa me pajisjet dinamike prandaj edhe mundësia e gabimeve nuk mund të përjashtohet. Për përdorimin e tyre nevojiten udhëzime dhe trajnime të plota. Ato testohen sipas standardeve EN 15151-1 dhe UIAA 129.
  • Pajisjet autotube (Smart, Click UP, Ergo-Belay, Mega Jul...) Janë pajisje të reja në treg dhe e kanë formën sikurse “pajisjet e llojit tube”. Pajisjet autotube sikurse edhe ato gjysëmautomatike e bëjnë bllokimin e litarit në mënyrë automatike. Derisa pajisjet gjysëmautomatike ndalin ramjet pavarësishtë nga karabina, pajisjet autotube e bëjnë bllokimin e litarit në bashkëveprim me kapësen karabine dhe varësishtë nga pozita e "dorës frenuese". Nuk është çdo karabinë e përshtatshme për përdorim me autotube. Për këtë arsye disa prodhues i ofrojnë pajisjet autotube në set me karabinën kompatibile. Pajisjet autotube testohen sikurse ato dinamike (EN 15151-2) mirëpo mënyrën e funkcionimit e kanë sikurse ato gjysëmautomatike. Rrjedhimishtë janë pajisje mikse të thjeshta në përdorim sikurse ato dinamike mirëpo ofrojnë siguri ngjashëm me ato gjysëmautomatike.  Një gjë duhët të jetë e kjartë, rezervat e sigurisë shtesë të pajisjeve gjysëmautomatike dhe autotube krijohen vetëm nëse ato përdorën korrekt dhe me përgjegjësi.


Përdorimi
Të gjtha pajisjet për sigurim mund të përdorën në mënyrë të gabuar, nuk egzistojnë pajisje të cilat nuk lejojnë gabime. Përdorimi i pajisjeve gjysëmautomatike preferohet në kacavarjet sportive:

  • Në muret artificiale in- dhe outdoor si dhe 
  • Në parqet e rregulluara për kacavarje sportive në shkëmb

Këtu pajisjet gjysëmautomatike krahasuar me ato dinamike ofrojnë më tepër siguri. Përgjithësishtë në kacavarjet sportive në vende ku skuadra të ndryshme bëjnë kacavarje në vija ngjitëse afër njëra-tjetrës, shumë lehtë shkëputet vëmendja nga sigurimi. Pikërishtë një pavëmendje e tillë (sadoqoftë e shkurtër) mund të shpijë në ndonjë aksident të rëndë.


Sigurimi me HMS
bëhet me nyjen gjysëmkurth (italian hitch) të lidhur në kapësen karabine të llojit HMS. Është një metodë klasike për sigurim dinamik. Ana frenuese e nyjës gjysëmkurth duhet të lidhet në anën e kurrizit të karabinës, jo në anën e gojëzës së saj. Në rastin e dytë, gojëza e karabinës mund të hapet padëshirueshëm si pasojë e lëvizjes së litarit mbi mekanizmin mbyllës. Siguri optimale nga hapjet e padëshirueshme ofrojnë karabinat me siguri të lartë (safelock) siq janë Ball Lock apo Belay Master.

Sigurimi klasik me gjysëmkurth (HMS) i zëvendëson plotësishtë pajisjet moderne për sigurim dinamik. Në kacavarjet sportive ajo është zëvendësuar thuajse plotësishtë nga pajisjet moderne siguruese dinamike apo gjysëmautomatike ndërkaq në alpinizëm ajo është ende pjesë e rëndësishme e njohurive dhe e praktikave themelore.

Forcat frenuese të cilat veprojnë në nyjën gjysëmkurth të lidhur në një pikë fikse në rastin më të keq (fall factor 2) janë nga 2,0 deri në 4,8 kN. Ndërsa forcat frenuese të nyjës së lidhur në shalore janë gjithsesi më të vogla. Prandaj çdo ramje në litarë mund të ndalet edhe nga persona më të dobët.

Forca frenuese maksimale arrihet nëse ana frenuese shtrëngohet në drejtim të anës së ngarkuar të litarit (dora frenuese lartë!).
Ekskursion: Në parim kemi dy opinione profesionale dhe preferime mbi përdorimin e kësaj nyje gjatë sigurimeve në kacavarje:

  • Shoqata Alpine Gjermane DAV preferon që sigurimi i kacavarësit prijës të bëhet me dorën frenuese lartë (është metodë e vetme për sigurim dinamik ku dora frenuese ndodhet lartë!). 
  • Shoqata Alpine Austriake ÖAV preferon që sigurimi i kacavarësit prijës të bëhet me dorën frenuese poshtë

Që të dy metodat kanë përparësitë dhe mangësitë e veta, e rëndësishmë është që çdo alpinist të zgjedh mynyrën e cila i përshtatet më së shumti dhe asaj të i qëndron besnik. 

Historiku: Gjysëmkurthi është kapje fërkuese mjaftë e lashtë, ajo është përdorur në detari që në kohërat antike dhe natyrishtë jo me këtë emërtim. Në kacavarje sportive dhe alpinizëm është në përdorim që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Delegacioni italian për herë të dytë e ka bërë prezentimin e kësaj nyjeje pranë UIAA- së në mbledhjen e mbajtur në Andermatt të Zvicrës në vitin 1973. Në këtë mbledhje gjysëmkurthi i lidhur në karabinë është pranuar dhe nga ana e UIAA- së si metodë e preferuar për sigurime dinamike në kacavarje. Mirëpo në opinionin alpinist ajo shpeshherë lidhet me gjoja zbuluesin e saj Werner Munter. Në realitet alpinisti zviceran Werner Munter ka kontribuar mjaftë "vetëm" në përhapjen e mënyrës së sigurimeve me këtë nyje kryesishtë në vendet jashtëevropiane. Prandaj emërtimi në gjuhën angleze Munter Hitch është i gabuar nëse ai ndërlidhet me kinse zbuluesin e saj të lartëpërmendur. Andaj, me të drejtë kjo nyje jo vetëm në vendet anglosaksone njihet edhe me emërtimin nyja italiane (Italian hitch) për arsye se ajo është testuar dhe promovuar nga Shoqata Alpine Italiane CAI, saktësishtë nga komisioni i saj qendrorë materialet dhe teknikat.

Gabimt më të shpeshta gjatë sigurimeve me HMS
- Kalimi i anës frenuese së litarit mbi mekanizmin mbyllës
- Mbajtja e litarit me të ashtuquajturën "kapje piskatore"
- Ana frenuese e litarit duhët të kapet fortë dhe dora frenuese duhet të jetë gjithnjë e mbyllur





 

At work! 

 

- Doracak për bjeshkatarë - Bjeshkatari - Ecje bjeshkatare - Hiking - Alpinizëm - Bjeshkatari e lartësive - Bjeshkatari ekspedicionale - Ngjitje - Kacavarje - Kacavjerrje - Via Ferrata - Ski alpinizëm - Ski turing - Ekspedita - Shetitje - Trekking - Doracak bjeshkatarie - Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden